Maqedoni

Tragjedia në Koçan, Taravari: 16 pacientë dalin nga spitali

24.03.2025 11:11

16 pacientë nga tragjedia në Koçan lënë spitali për të vazhduar trajtimin shtëpiak, njoftoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari....

16 pacientë nga tragjedia në Koçan lënë spitali për të vazhduar trajtimin shtëpiak, njoftoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Sipas tij, gjatë kësaj jave pritet që 8 nga pacientët që trajtohen jashtë vendit të transferohen në spitalet e vendit, ndërsa katër nga pacientët që po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje kritike. 

“Numri i përgjithshëm i pacientëve që shërohen në Maqedoni është 46 prej të cilëve 26 janë në qendrën klinike, 3 janë në intensive, 6 pacientë në kirurgjinë plastike, 11 në Toksikologji, Pulmologji 2, Kirurgji të fëmijëve 2 pacientë, Kirurgji torakale 1 dhe në Oftalmologji 1 pacient. Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” janë 10 pacientë dhe në spitalin e përgjithshëm të Shkupit kirurgjik janë 10 pacientë, domethënë 26 në Qendrën klinike dhe 20 në dy spitalet në Shkup, gjithsejtë në Maqedoni shërohen 46 pacientë kurse jashtë shtetit mbeten 115 pacientë. Prej të mërkurës presim që disa prej pacientëve që janë stabil dhe mirë të kthehen.”, njoftoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.
 
Një ekip i kirurgëve plastikë do të dërgohet në Koçan për të trajtuar pacientët të lënduar nga zjarri tragjik, informoi  ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai njëherit theksoi se ekipet mjekësore jashtë vendit po bëjnë maksimumin për të arritur rezultate sa më të mira dhe shpreson se të paktën gjysma e pacientëve do të kthehen në vend brenda dy javësh.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI