Maqedoni
15 pacientët në Bullgari, në gjendje stabile
24.03.2025 11:30
Gjendja e të 15 të lënduarve nga zjarri në Koçan, të cilët janë shtruar në spitalin e Bullgarisë...

Gjendja e të 15 të lënduarve nga zjarri në Koçan, të cilët janë shtruar në spitalin e Bullgarisë, është stabile, theksoi ministri bullgar i Shëndetësisë Silvi Kirilov.
Trajtimi i tyre vazhdon, ndërsa problemi më i madh për të lënduarit, siç theksoi ai, është thithja e gazrave gjatë zjarrit.
“Kemi dy pacientë të eksubuar, mund të themi se janë në gjendje të mirë të përgjithshme, ndërsa ata që janë në ventilim mekanik janë në gjendje të rëndë por stabile.”, tha Kirilov.
Ministri Kirilov tha se në spitalet në Sofje, Varna dhe Plovdiv janë pranuar gjithsej 15 persona, nga të cilët vetëm dy janë mbi 30 vjeç, të gjithë të tjerët janë më të rinj, pesë prej të cilëve nën 18 vjeç.
