Maqedoni

Tragejdia në Koçan, paralajmërohen protesta në Shkup e Tetovë

24.03.2025 11:46

Iniciativa Zero me fillim nga ora 12:30 në sheshin “Iliria” në Tetovë do të mbahen....

Nga Iniciatva Zero ftojnë qytetarët të protestojnë sepse siç thonë ky është obligim qytetar ndaj  14 viktimave të Spitalit Modular në Tetovë, 45 viktimave të Besa Transit, 16 viktimave të Durmo Tursit, dhe  59 të rinjve të vrarë në Koçan. Ata thonë se çdo kush mund të ishte në mesin e viktimave të këtyre tragjedive, andaj kërkojnë drejtësi dhe llogari. Kjo protestë mbahet kundër korrupsionit që vret thonë nga kjo Iniciative.
 
Në ndërkohë sot do të mbahen edhe dy tubime në Shkup, njëra nga Kuvendi i Pavarur i Studentëve të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” dhe tjetra nga Iniciativa “Kush e ka radhën” e paralajmëruar për ora 18 e 59 në Sheshin Maqedonia.  
Deri më tani janë mbajtur disa protesta paqësore për tragjedinë e Koçanit edhe atë në: Shkup, Kumanovë, Gostivar, Strugë dhe Koçan.