Maqedoni

Taravari: Nuk dorëhiqem, mbetem Ministër i Shëndetësisë

24.03.2025 11:58

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari shuan zërat për dorëheqjen nga detyra dhe braktisjen e koalicionit VLEN...

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari shuan zërat për dorëheqjen nga detyra dhe braktisjen e koalicionit VLEN. Taravari shprehet se tani është i fokusuar në ushtrimin e detyrës së tij. Ai pohon se kanale komunikimi me partinë e Ahmetit, por personalisht mohon ta ketë takuar atë.
 
“Këto tema për mua janë irelevante dhe të parëndësishme. Unë momentalisht jam I fokusuar në shërimin e pacientëve dhe përmirësimin e gjendjes së tyre. Për koalicionime dhe bashkëpunime partiake kemi kohë për të biseduar, asgjë nuk është urgjente. Për dorëheqje, as që e planifikoj. Raportet midis partnerëve të koalicionit janë shumë të mira, kështuqë vazhdoj të jem ministër I shëndetësisë dhe ta kryej obligimin dhe detyrime time si ministër I shëndetësisë. Ka patur kanale komunikimi, po nuk jemi takuar.”, tha Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.