Maqedoni
Kryqi i Kuq grumbullon 54 milion denarë, Saiti: 150 mijë denarë për familjet e prekura
24.03.2025 12:31
Deri më tani, Kryqi i Kuq ka mbledhur mbi 54 milion denarë ndihma për familjet e prekura nga tragjedia në Koçan..

Deri më tani, Kryqi i Kuq ka mbledhur mbi 54 milion denarë ndihma për familjet e prekura nga tragjedia në Koçan. Drejtuesi këtij institucioni Sait Saiti theksoi se kjo ndihmë do të shkon drejtpërdrejtë te familjet e prekura.
“Kryesia e Kryqit të kuq morri vendim që nga shuma e grumbulluar si për fillim të ndahen nga 150 mijë denarë për çdo familje të pësuar. Kjo është një ndihmë humanitare e cila do ti mbnulon nevojat më prioritare për momentin. Sasia e mëtejshme e grumbullimit të parave do të ndahet në periudhë[n që vjen ose në ditët në vijim.”, tha drejtuesi Kryqit të Kuq Sait Saiti.
Ai njoftoi se procedura e transferimit të parave pritet të fillojë këtë javë, ndërsa bëri thirrje për durim te qytetarët pasi procedura mund të zgjat, sepse duhet të bëhet identifikimi i familjeve që janë drejtpërdrejtë të prekur nga kjo tragjedi.
“Është një procedurë pak më e ngadalsuar, por është një procedurë, e cila është e sanksionuar me ligje dhe nuk mund punën që e bëjmë ne të jetë në kundërshtim me ligjet, duhet ti repsektojmë, edhe pse jemi të vetdijshëm se njerëzit kanë nevojë prë të holla, kanë nevojë për ndihmë.”, u shpreh Saiti.
Përveç ndihmës humanitare, nga kryqi i kuq bëjnë me dije se do të ofrojnë ndihmë profesionale dhe psiko-sociale.
“Ekipet tona në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit morën përsipër që 60 ditët e ardhshme të japin ndihmë humanitare, por para se gjithash ndihmë psiko-sociale shkollave të komunës së Koçanit dhe shkollave që gravitojnë përreth Koçanit, duke marrë parasysh këtu edhe komunën e Shtipit.”, tha Saiti.
Saiti tha se nga dita e parë ekipet e kryqit të kuq kanë qenë të mobilizuar për tu dalë në ndihmë të prekurve në Koçan.
ERSAN PAJAZITI
