Futboll

Situata në Kumanovë, anulohet ndeshja mes Shkëndisë dhe Vardarit

09.05.2015 17:07

Për shkak të situatës së krijuar në Kumanovë...

Për shkak të  situatës së krijuar në Kumanovë, derbi ndeshja e xhiros së 30 në Elitën e futbollit në Maqedoni midis skuadrave të Shkëndijës  nga Tetova dhe Vardarit të Shkupit I cili duhej të zhvillohet nesër në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë,  shtyhet për më vonë, bëjn me dije nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.
 
Përshkak të rikonstruimit të Stadiumit të qytetit në Tetovë, Shkëndija  ndeshjet e saj si nikoqir I zhvillon në Kumanovë, mirëpo për shkak të ndodhive të fundit, Komisioni për siguri pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë takimin e nesërm mes Shkëndijës dhe Vardarit e cilësoi si të rrezikut të lartë dhe më vonë do të vendosë se kur do të zhvillohet ky takim.
 
SAMI ADEMI