Maqedoni
Lëvizja për reforma në PDSH, dënon aksionin në Kumanovë
09.05.2015 17:10
Lëvizja për reforma në PDSH , shpreh shqetësim të thellë për ngjarjet që zhillohen sot në qytetin e Kumanovës...

Lëvizja për reforma në PDSH , shpreh shqetësim të thellë për ngjarjet që zhillohen sot në qytetin e Kumanovës.
“Apelojme deri tek popullata civile në Kumanovë që të qëndrojnë bashkë dhe të ju shmangen provokimeve të mundshme të disa qarqeve që asnjëherë nuk kanë kursyer popullatën civile për të realizuar qëllimet e tyre. Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe institucionet e tjera qeveritare të involvuara në këtë situatë të tërhiqen nga zonat e banuara me shqiptarë dhe të mos mbajnë popullatën civile shqiptare në shtet-rrethim.Kërkojmë urgjentisht ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë, si institucion i vetëm tek të cilët shqiptarët kanë besim, që të ndërhyjnë sa më shpejte dhe mos të lejojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situates”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për reforma në PDSH, të drejtuar nga Zijadin Sela.
