Maqedoni
MPB: Dy të vrarë dhe një i plagosur në Vollkovë
24.03.2025 14:52
Dy persona kanë humbur jetën në Vollkovë të Shkupit pas një incidenti me armë zjarri mëngjesin e sotëm...

Dy persona kanë humbur jetën në Vollkovë të Shkupit pas një incidenti me armë zjarri mëngjesin e sotëm, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Dyshohet se qiramarrësi M.N. ka qëlluar disa herë pronarin e shtëpisë ku jetonte dhe ka plagosur djalin e tij të mitur.
“Në orën 9 në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup është raportuar se në fshatin Volkovë të rajonit të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri pas të cilit janë lënduar disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N. Nga plagët e marra kanë vdekur në vendngjarje. Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen e tij. I lënduar ka mbetur edhe një i mitur i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Si autor i mundshëm i ngjarjes po identifikohet M.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.”, deklaroi Goce Andreevski nga MPB.
