KONKURS PUBLIK PËR ZGJEDHJE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT MBIKQYRËS TË RTVM-SË

24.03.2025 15:06

  1. I. Kandidatët të cilët do të paraqiten duhet t’i plotësojnë kushtet si vijojnë:

-  të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

- të kenë arsimim sipëror,

- të posedojnë njohuri dhe sëpaku 5 (pesë) vite përvojë nga sfera e financave dhe kontabilitetit dhe

- ti plotësojnë kushtet e përcaktuara nga neni 127 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

 

  1. II. Kandidatët në Konkursin Publik sëbashku me fletëparaqitjen duhet të dorëzojnë:

-   Çertifikatë për shtetësi - (jo më e vjetër se 3 muaj),

-   Diplomë për arsim sipëror të kryer,

-   Biografi të shkurtër (CV),

-   Vërtetim për përvojë pesë vjeçare nga sfera e financave dhe kontabilitetit,

-   Deklaratë për mospërputhje të funksioneve në pajtim me nenin 127 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele-(e vërtetuar në noter).

 

  1. III. Kandidatët për anëtarë të Këshillit mbikqyrës në RTVM parashtrojnë  fletëparaqitje për Konkursin me dëshmi adekuate  për plotësimin e kushteve të kërkuara, në zarf të mbyllur me mbishkrim ( për pjesëmarrje në Konkursin për Këshillin Mbikqyrës të RTVM-së).

 

  1. IV. Konkursi zgjat 15 (pesëmbëdhjetë) ditë,  duke e llogaritur nga dita e shpalljes në programet e RTVM-së.

 

Data e shpalljes 24.03.2025