Maqedoni

Deputetja Azizi: Qytetarët të jenë të matur e të qetë

09.05.2015 17:12

Deputetja e zonës së Kumanovës dhe Likovës nga radhët e BDI-së...

Deputetja e zonës së Kumanovës dhe Likovës nga radhët e BDI-së, Kaltrina Azizi u bën thirrje qytetarëve të kësaj ane, të tregohen të matur dhe gjakftohtë.
 
“Lus të gjithë qytetarët e Kumanovës dhe rajonit të Likovës që të tregohen të matur, gjakftohtë dhe të përmbajtur nga zhvillimet konfliktuoze qëllimi i të cilëve nuk dihet dhe në masë të madhe ndihmon në destabilizimin e vendit. Të gjithë banorët të jenë të kujdesshëm dhe mos të lëvizin pa nevojë, zhvillimet e tilla nuk përkojnë me interes dhe agjendën proshqiptare, të pranojmë me rezervë çdo lajm të pakonfirmuar dhe të tregohemi racional ndaj informative që ofrohen”, thuhet në apelin e deputetes së BDI-së, Kaltrina Azizi.