Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës në vend

24.03.2025 16:32

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim...

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,04 % në raport me vendimin e datës 17.03.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS – 95 rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 rritet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V) ulet për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,590 den/kg dhe tani do të jetë 40,755 den/kg.

 

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

EUROSUPER BS – 95                                   75,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98                                   77,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V)                                68,00 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1)        68,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU                                           40,755 (denarë/kilogram)