Maqedoni

MASH të kontrollohet siguria e shkollave, BNJVL: Shkollat dhe çerdhet janë të sigurta

24.03.2025 17:10

Të gjitha shkollat dhe çerdhet në vend janë të sigurta. Kështu ka rezultuar inspektimi i jashtëzakonshëm...

Të gjitha shkollat dhe çerdhet në vend janë të sigurta. Kështu ka rezultuar inspektimi i jashtëzakonshëm nga pushteti lokal, ndërsa kontrollet vazhdojnë në ndërtesat e banimit dhe terasat verore, në koordinim me inspektoriatet e pushtetit qëndror, pasi për disa prej tyre pushteti local nuk është kopetent thonë nga BNJVL.
 
Si BNJVL do të japim edhe rekonadime te të gjitha komunat që të bëhen kontrolle të rrepta te të gjitha ndërtesat e banimit në kaudër të komunave, dhe nga ana tjetër kontrolleve thelbësore tu nënshtrohen të gjitha paisjet urbane të vendosura në kuadër të një komune, dekalroi kryetari i BNJVL-së Orce Gjorgjievski.
 
Edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se prej sot, në kuadër të përgjegjësive të saj dhe Inspektoratit Shtetëror të Arsimit nisin kontrollet për atë nëse objektet shkollore në arsimin fillor dhe atë të mesën janë të sigurta.