Maqedoni
Situata në Kumanovë, reagon politika në Shqipëri
09.05.2015 17:46
MPJ e Shqipërisë dënon aktet e dhunës në Maqedoni dhe bën thirrje për qetësi.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kjo ministri bën thirrje për vetepermbajtje dhe per mos pershkallezim te metejshen te situates e cila nuk i sherben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit te Maqedonise.
“Gjuha e urjejtes dhe veprimet ekstreme duhet ti lene vend angazhimit ndaj te drejtave themelore, demokracise dhe shtetit ligjor. Harmonia e Marredhenieve nderetnike sanksionuar ne Marreveshjen e Ohrit eshte esenciale per stabilitetin demokratik dhe per rrugetimin Euro-Atlantike te Maqedonise”, ka deklaruar ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Reagim ka pasur edhe nga Partia Demokratike, e cila thekson se dhuna dhe mjetet e forcës janë rruga më e gabuar për të zgjidhur problemet.
Partia më e madhe opozitare ne Shqipëri u bën thirrje autoriteteve maqedonase të garantojnë jetën dhe pronën e popullatës civile.
“I kërkojmë popullatës shqiptare dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin provokimet. Stabiliteti dhe integrimi Euroatlantik i Maqedonisë është interes jetik i qytetarëve të saj”, ka deklaruar lideri i PD-së, Lulzim Basha.
Edhe Partia Demokratike per integrim dhe Unitet dënon dhunën e orëve të fundit në Kumanovë dhe shpreh shqetësimin e saj për përshkallëzimin e situatës, e cila ka shkaktuar viktima dhe të plagosur.
PDIU i bën thirrje urgjente qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës të përdorin çdo mjet diplomatik, për të vendosur qeverinë maqedonase përpara përgjegjësisë mbi këto akte të papranueshme.
LULJETA NDOKA LIKAJ
