Maqedoni
Parashikimi i motit
25.03.2025 08:51
Edhe këtë të martë, në vendin tonë pritet mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare jugore.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 20°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare jugore. Temperatura minimale do të ulet në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20°C.
