Maqedoni

Tragjedia në Koçan, Taravari: 12 pacientë dalin nga spitali

25.03.2025 10:52

Taravari njoftoi se 12 pacientëdo të lëshohen për trajtim shtëpiak..

Nga 39 pacientë që janë duke u trajtuar në spitalet në Shkup, 12 prej tyre do të lëshohen për trajtim shtëpiak njoftoi ministri i shëndetësisë Arben Taravari. Ai tha se gjatë ditës së sotme 1 pacient që është trajtuar jashtë vendit do të kthehet në Maqedoni për të vazhduar trajtimin në spitalet e vendit, ndërsa 4  pacientë të tjerë akoma janë në gjendje kritike.
 
“Gjithsejtë në Shkup shërohen 39 pacientë prej të cilëve 12 janë në qendrën klinike ,në spitalin e vjetër të qytetit janë 10 dhe në spitalin “8 shtatori “janë 10 dhe nëpër spitalet private në Shkup janë 7 pacientë .Sot planifikohen të lëshohen në shërim shtëpiak 12 pacientë që domethënë se do të mbesin 27 pacientë që do të vazhdojnë të shërohen nëpër spitalet dhe klinikat e Shkupit .Jashtë vendit vazhdojnë të jenë 115 pacientë ,lajmi I mirë është që njëri na këta pacientë sot kthehet për në Maqedoni për të vazhduar me shërimin këtu  sipas rregullave dhe protokolleve që I kemi përgatitur, besoj që 24 minimum do të qëndrojë në njërën prej klinikave nëse situatë është e mirë do të vazhdojë shërimin në shtëpi.”, njoftoi ministri i shëndetësisë Arben Taravari.
 
Taravari theksoi se një ekip prej kirurgëve plastikë do të qëndrojë në Kocan për të trajtuar pacientët e lënduar nga zjarri në Kocan. Njëherit tha se kanë  paralajmërime prej disa shteteve të Evropës perëndimore që janë të gatshëm të pranojnë disa pacientë që do të kenë nevojë për rehabilitim më të gjatë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI