Botë

Bisedime mes delegacionit Ukrainas-Amerikan

25.03.2025 11:11

Delegacioni ukrainas dhe ai amerikan janë duke mbajtur një raund tjetër të bisedimeve në Riad të Arabisë Saudite...

Delegacioni ukrainas dhe ai amerikan janë duke mbajtur një raund tjetër të bisedimeve në Riad të Arabisë Saudite, sipas raportimeve nga media të ndryshme. 
 
“Ne po vazhdojmë të punojmë me amerikanët”, ka deklaruar një anëtar i delegacionit ukrainas para mediave.
 
Takimi i ri mes dy delegacioneve vjen pas pritjes së lëshimit të deklaratës së përbashkët midis delegacionit amerikan dhe delegacionit rus. Kur amerikanët dhe ukrainasit ishin takuar herën e kaluar, gjithashtu në Arabinë Saudite, kishte pasur dakordim për armëpushim të përkohshëm 30-ditor.