Maqedoni
Mickoski: Qytetarët të jenë të qetë, drejtësia po vjen
25.03.2025 11:36
Kushdo që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi....

Kushdo që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi. Dhe këtu nuk duhet të ketë dilema, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas tij, pas tragjedisë në Koçan në hetim janë përfshirë 34 persona ndërsa aksioni vazhdon.
“Qytetarët të jenë të qetë. Drejtësia po vjen. Ndryshe nga parimi “biznis as juzhuall ”, këtë herë drejtësia po vjen dhe drejtësia do të ndodhë pavarësisht nëse personi është pjesë e ndonjë strukture politike apo jo. Normalisht, kur flasim për një moratorium, flasim për një periudhë kohore që do t'u jepet pronarëve për të eliminuar mangësitë ose për t'u përshtatur me një disko, kabare apo diçka tjetër. Është mirë të theksohet se nuk ka dilema. Përfundimi është se të gjithë ata që kanë dorëzuar dokumente por nuk i plotësojnë, sipas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, duhet t'i plotësojnë kushtet.”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
