Maqedoni

Kumanova në fokus të mediave ndërkombëtare

09.05.2015 17:50

Situata në Maqedoni është vënë edhe sot në qendër të mediave ndërkombëtare.

Mediat e Kosovës dhe Shqipërisë, përqëndrohen në ngjarjete fundit në kumanovë dhe tek shqiptarët që po braktisin shtëpitë e tyre.
 
Mediat shqiptare po kërkojnë më shuëm informacione reth numrit zyrtar të viktimave dhe të lënduarve , duke u përqëndruar në faktin që autoritetet po vonohen të dalin me këto të dhëna.
 
Mediat serbe ndërkohë e përshkruajnë situatën si të rënduar duke u përqëndruar në policët dhe civilët e vrarë , bllokimin e autostradës Shup Beograd dhe rrezikun që konflikti nga kjo pjesë e Maqedonisë, të përhapet edhe në vendet e tjera të Ballkanit. 
 
Në mediat e rajonit, spekulohet gjithsesi me numrin e të vrarëve dhe të lënduarve, për shkak të mungesës së informacioneve konkrete. 
 
Situata në Kumanovë, ka zënë vend të veçantë edhe në mediat e njohura botërore .
 
BBC, Reuters , EuroNews dhe media të tjera, përqëndrohen në mungesën e stabilitetit në Maqedoni , sidomos pas ngjarjeve të fundit dhe eskalimit të situatës në Kumanovë gjatë përndjekjes që policia kryen ndaj një grupi të armatosur.
 
BESIM ABDULLAI