Botë

Turqi, vazhdojnë protestat kundër Qeverisë

25.03.2025 12:02

Kanë shpërthyer përleshje të reja mes protestuesve dhe policisë pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Imamoglu...

Kanë shpërthyer përleshje të reja mes protestuesve dhe policisë pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Imamoglu. Erdogan kërcënoi se partia kryesore opozitare do të mbajë përgjegjësi për policët e plagosur. Brukseli kërkon respektimin e të drejtave të njeriut.

“Ndalo të prishësh qetësinë e qytetarëve tanë me provokime. Do të ketë përgjegjësi politike për këto veprime në parlament dhe përgjegjësi ligjore para gjykatës.”, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
 
“Duam që Turqia të mbetet e lidhur me Evropën, por kjo kërkon një angazhim të qartë për normat dhe praktikat demokratike dhe është thelbësore të respektojë këto parime themelore.”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier. 
 
Sipas autoriteteve turke, e drejta për të protestuar është shkelur, dhe terrorizimi i rrugëve nuk do të lejohet. 
 
ERSAN PAJAZITI