Maqedoni

Tragjedina në Koçan, psikologët ndihmojnë nxënësit e prekur

25.03.2025 12:48

Qindra shërbime profesionale psikologjike u ofrojnë ndihmë psikologjike nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme...

Qindra shërbime profesionale psikologjike u ofrojnë ndihmë psikologjike nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në qytetin e Kocanit dhe Shtipit. Me këtë rast, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska vizitoi disa shkolla fillore prej tyre në Shtip, ku ekipet profesionale punonin me nxënësit për ta tejkaluar sa më lehtë periudhën post traumatike pas ngjarjes tragjike.
 
“MASH në koordinim me Odën e Psikologëve, institutit të psikologjisë, Odën e Psikologëve të Maqedonisë, UNICEF dhe Kryqin e Kuq organizon praninë e psikologëve në rajonet e rrezikuara. Kuptohet se ata janë më shumë prezent në Koçan, mirëpo është e mirë që nga java e kaluar kemi pasur 100 e tani më 130 persona profesional ku tashmë janë prezent këtu në Shtip, respektivisht në shkollën fillore “Jane Sandanski” ku në një klasë i kemi 3 viktima, ndërsa në klasë tjetër kemi disa të lënduar. Shpresojë dhe urojë se ata shpejtë të rikuperohen dhe do të kthehen në bankat shkollore.”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
 
“Të rinjtë pozitivisht i përgjigjën kërkesës për të biseduar. Një pjesë e tyre janë akoma në shok, ndërsa pjesa  tjetër që e kishin kaluar  gjendjen pastraumatike , iu është shfaqur ndjenja  e zemërimit që është normale në këtë raste dhe rrethana. Tani vijon periudha e trishtimit dhe vuajtjeve. Ne jemi dhe qëndrojmë këtu pranë tyre, duke i vëzhguar dhe realisht ajo që mund të them se ata nga dita në ditë ndryshojnë gjendjen e tyre emocionale. Jemi këtu për tiu dhënë ndihmë edhe në rast se atyre u paraqitet edhe ankthi.”, u shpreh psikologja Emilija Boshkovska.
 
Përfaqësuesit e MASh-it njëherit u kërkuan komunave urgjentisht të bëjnë kontrolle dhe shqyrtim të detajuar të sistemeve të sigurisë nëpër të gjitha shkollat, pas të së cilës do të duhet të përpilohet një plan apo analizë e mirëfilltë për të menaxhuar fatkeqësitë eventuale në objektet shkollore.  
 
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka dërguar një letër komunave duke kërkuar  që të bëhen kontrolle shtesë të sistemeve të sigurisë nëpër të  gjitha shkollat , për të parë nëse ka një vlerësim të rrezikut nga fatkeqësitë, nëse ka plan për menaxhimin e fatkeqësive eventuale dhe nëse nëpër shkollat ka pajisje të nevojshme për shuarjen e zjarrfikësve siç janë hidrantë etj.”, u shpreh Janevska.
 
Shërbimet profesionale psikologjike këtë ndihmë e bëjnë në formë humanitare, dhe u bëjnë thirrje  të gjithë psikologëve të tjerë të cilët kanë mundësi të bashkangjiten me këtë iniciativë për të shëruar plagët kolektive pas ngjarjes tragjike që përfshirë Koçanin.  
 
REXHEP QAMILI