Botë

SHBA-Rusi, negociata për fund të luftës në Ukrainë

25.03.2025 13:31

Pas më shumë se 12 orë, përfunduan bisedimet mes delegacioneve ruse dhe amerikane në Riad....

Pas më shumë se 12 orë, përfunduan bisedimet mes delegacioneve ruse dhe amerikane në Riad. Bisedimet u përqendruan kryesisht në armëpushimin në Detin e Zi, por edhe në çështje të tjera si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës trevjeçare.
 
“Po flasim për territor, për linja demarkacioni. Për energjinë elektrike, pronësinë e termocentraleve. Disa njerëz thonë se SHBA duhet ta zotërojë termocentralin, sepse kemi ekspertizën për ta riparuar.”, tha presidenti i SHBA-ve Donald Trump.
 
Trump shtoi gjithashtu se marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën do të nënshkruhet së shpejti. Më herët, Kievi i vlerësoi bisedimet me SHBA-të si jashtëzakonisht të mira dhe thelbësore. 
 
“Në Ukrainë, në Evropë, në Amerikë, çdo person në botë që dëshiron paqe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rusia është i vetmi entitet që po e zvarrit këtë luftë dhe po e tall popullin tonë dhe gjithë botën.”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
 
Ndërkohë që të dyja palët e përfshira në konflikt debatojnë për pronësinë e centralit bërthamor, dronët rusë sulmuan rajonin e Zaporizhjas. Kievi njoftoi se numri i të plagosurve është rritur në 74, mes tyre 14 fëmijë.
 
ERSAN PAJAZITI