Maqedoni
Mickovski: Do ta ndalim praktikën e vjetër për licenca
25.03.2025 13:45
Të gjitha institucionet e vendit janë të përkushtuara që t’i jepet fund dhënieve të licencave pa plotsuar kushtet...

Të gjitha institucionet e vendit janë të përkushtuara që t’i jepet fund dhënieve të licencave pa plotsuar kushtet. Kryeministri i vendit Hristijan Mickovski tha se kjo praktikë e keqe tre dekadëshe duhet të ndalet.
“Ky do të jetë një operacion i gjerë, jeni dëshmitar dhe po dëgjoni nga të gjitha ministritë se sa licenca po merren, dhe sa objekte po mbyllen. Por ne si Qeveri, të gjithë këtë të cilën po e bëjmë tani, e bëjmë me të vetmin qëllim që ta rregullojmë atë praktik të keqe që ka qenë funksionale plotë tre dekadat, dhe jam i bindur se do ta rregullojmë.”, deklaroi kryeministri i vendit Hristijan Mickovski.
Durmishi: 116 kontrolle,10 subjekteve ndalesë
Nga ana tjetër Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi theksoi se ligji për dhënien e licencave për diskoteka, kabare dhe klube nate që kishte pësuar ndryshime më vitin 2008 do të rregullohet, dhe Qeveria në mbledhjen e 18 marsit ka obliguar Ministrinë e Ekonomisë të harton një draft të ligjit për dhënien e licencave. Durmishi po ashtu theksoi se për momentin në arkivin e Ministrisë ka 24 licenca aktive, prej të cilave 18 janë kabare, dhe 6 janë disko klube, dhe te 15 prej tyre është konstatuar se nuk plotësojnë kushtet minimale teknike për punë. Sipas tij deri më tani janë realizuar gjithsej 116 kontrolle të objekteve, ku tek 10 subjekte juridike është lëshuar ndalesë të përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së tyre.
“Dua të informoj se në mbledhjen e Qeverisë së mbajtur më 18 mars, Ministria e Ekonomisë dhe e Punës u ngarkua të filloj përgatitjen për ndryshimet dhe plotësimit të ligjit për veprimtarin hoteljerike. Këto mdryshime do të mundësojnë që verifikimi i kushteve minimale teknike për punë të kryhet para se të lëshohet licenca e punës, dhe me këtë aplikacioni për mbushjen e kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë hoteljerike para se të dorrëzohet si dokument shoqërues me kërkesën për licencë, do të duhet të ketë konfirmim e vërtetsis së tij nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.”, u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi.
Nikoloski: 479 licenca do të mirren
Ndërkohë zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, njoftoi se nga kontrollet e deritanishme të mbi 3100 licencave në sferën e punëve ndërtimore dhe urbanistike, janë konstatuar se 479 licenca nuk funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe për këtë arsye të gjitha këtyre subjekteve juridike do t'u hiqet licenca.
“Gjithsej do të merren 479 licenca, nga të cilat 73 licenca ndaj subjekteve juridike për punimet ndërtimore të kategorisë A, 228 të kategorisë B për ndërtim, 9 subjekteve për mbikëqyrje të kategorisë A, 32 subjekteve për mbikëqyrje të kategorisë B, 32 subjekteve për projektim të kategorisë A, 78 për projektim të kategorisë B, 7 subjekteve të kategorisë B për revizion të dokumentacionit projektues, 3 të subjekteve për revizion të kategorisë A. 2 subjekte Juridike për menaxhim të objekteve, 2 subjekte për menaxher ndërtimi, dhe 13 subjekteve juridike për rregullimin e Planeve Detale të Urbanizmit.”, u shpreh zëvendës kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.
Sipas Nikollovskit kjo listë do t'i dërgohet institucioneve përkatëse për veprime të mëtejshme. Gjithashtu sipas Nikollovskit, do të procedohet me ndryshime ligjore, që kontrollet t'i bëjnë të detyrueshme çdo gjashtë muaj, dhe jo si më parë në baza vullnetare, dhe për kontrollet e radhës, ankimi nuk do të shtyjë ekzekutimin.
FITIM KRYEZIU
