Paga minimale do të përcaktohet në fund të muajit

25.03.2025 15:01

Deri në fund të këtij muaji...

Deri në fund të këtij muaji, duhet të përfundojnë llogaritjet dhe të përcaktohet shuma e pagës minimale, njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Sipas tij tashmë është konstituuar Komisioni për Përcaktimin e Përfaqësuesve të Sindikatave, i cili u miratua në seancën e qeverisë javën e kaluar.

Pas verifikimit të përfaqësimit të sindikatave, Durmishi bëri të ditur se do të mblidhtet menjëherë Këshilli Ekonomik Social, në të cilin do të vendoset paga minimale si pikë kryesore e diskutimit.

“Nëse punëdhënësit dhe sindikatat bien dakord për një mënyrë tjetër të përcaktimit apo vlerë tjetër të pagës minimale, ne do të jemi aty për t'i ndihmuar të dyja palët” -  tha ministri Besar Durmishi.