Furnizimet publike në Rrugët e Maqedonisë, ish Drejtori Ejup Rrustemi dhe 4 të tjerë në hetim
Prokuroria Themelore Publike - Shkup...

Prokuroria Themelore Publike - Shkup, ka ngritur procedurë hetimore kundër ish drejtorit të Ndërmarrjes Publike "Rrugët shtetërore" Ejup Rrustemi, Zv drejtori për mirëmbajtje të rrugëve Ejup Latifi, i punësuari në ndërrmarje Drilon Ziberi, personi me iniciale M.B nga Shkupi dhe personit juridik nga Agjencia e Sigurimit dhe menaxherit të tij, Xhemail Bilbilovskit.
Ata dyshohen për keqpërdorim gjatë furnizimit publik për zgjedhjen e Agjencisë për sigurim fizik në 14 pika të pagesës së Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. Ndaj Agjencisë së Sigurimit dhe menaxherit të saj është ngritur hetim për veprën penale "Keqpërdorim të procedurës për furnizim publike", ndërsa për katër të tjerët në mesin e të cilëve edhe ish-drejtori Rrustemi, ngarkohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtare si dhe për falsifikimin e dokumenteve zyrtare.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit Agjencisë së Sigurimit i kanë mundësuar përfitim pronësor prej mbi 46 milion denarë, edhe pse i njëjti ka kryer shërbimin e pjesërishëm.
“Bëhet fjalë për një kontratë të prokurimit publik të kontraktuar më 08.08.2022 me të cilën drejtuesi i dyshuar i Agjencisë së sigurisë është angazhuar për dy vite që të kryejë sigurimin fizik të vazhdueshëm 24/7 në të 14 pikat e pagesës së Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Ndonëse ka qenë i detyruar sipas kontratës së nënshkruar, nuk e ka respektuar detyrimin dhe për të gjithë periudhën e kontratës ka kryer vetëm sigurim fizik të pjesërishëm, kryesisht vetëm në turnin e parë, dhe i ka faturuar kontraktorit për shërbimet sikur të jetë kryer sigurim fizik 24/7 për të gjithë periudhën e kontratës deri në zgjidhjen e saj."
Nga MPB thonë thonë se ish drejtori ka qenë i detyruar të mbykqyrë punën e kontraktuar.
“Drejtori i atëhershëm i ndërmarrjes publike ka qenë i obliguar që të sigurojë ligjshmërinë e punës dhe zbatimin e rregulloreve, statuteve dhe akteve të tjera dhe të kontrollojë nëse ekzekutimi i kontratës së prokurimit publik është në përputhje me kushtet, por ai nuk e ka kryer atë detyrë dhe nuk ka arritur të ushtrojë mbikëqyrjen e duhur.” – tha Zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit edhe përkundër asaj që kontraktuesi nuk i ka kryer obligimet e novojshme, të njëjtit i janë paguar, kanë nënshkruar kërkesat për miratimin e pagesës.
Ata nuk kanë kryer kontrolle, nuk i kanë kryer në tërësi edhe pse e dinin se sigurimi kryhej pjesërisht, kryesisht në turnin e parë.
Për menaxherin Agjencisë së Sigurimit, si i dyshuari i parë, Prokuroria ka kërkuar paraburgim, ndërsa për të tjerët masa kujdesi. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
