Iniciativa qytetare “Kush është i rradhës” proteston, kërkohet zbardhja e të gjitha tragjedive në vend
Edhe pse në kushte të rreshjeve të shiut...

Edhe pse në kushte të rreshjeve të shiut, Iniciativa Qytetare “Kush është i rradhës”, ka realizuar protestën e paralajmëruar në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Marshi filloi me tre minuta heshtje në orën 18:59 për të vrarët në tragjedinë e Koçanit dhe u krijua edhe një qiell me yje.
Marija Janevska nga kjo iniciativë apeloi që protesta e tyre është e fokusuar për ti apeluar institucionet e vendit që ti zbardhin të gjitha tragjetit e ndodhura në vend, edhe nga e kaluara.
“Fillimisht po protestojmë se dua të jetojmë në këtë vend, por të na jetë vendi i sigurtë. Poashtu kërkojmë nga institucionet që të ndërpriten përpjekjet për politizimin dhe partizimin e shoqërisë dhe institucioneve, dhe poashtu të ndërpresim ta luajmë rolin e viktimës. Por, parimore kërkojmë që mos të kemi më viktima, dhe të jetojmë në një vend të sigurtë. Ne poashtu kërkojmë që të zbardhen të gjitha tragjeditë edhe nga e kaluara, jo vetëm atë të Koçanit. Ne jemi iniciativë jo formale qytetare, dhe nuk dua, dhe kërkojmë që të largohet politizimi dhe partizimi edhe i Organizatave qytetare” – deklaroi Milena Janevska nga Inciativa Qytetare, “Kush është i rradhës”.
Nga Iniciativa thonë se akoma nuk kanë një plan se si do të veprojnë në të ardhmen, por me këtë mos protestim konstant, poashtu duam që të solidarizohemi me ekipet mjekësore, dhe me institucionet e sistemit për zbardhjen e të gjitha rasteve. Protestuesit poashtu realizuan një marshë që nga shehsi “Maqedonia”, në drejtim të Kuvendit. (Fitim Kryeziu, TVM2)
