Lindja e Afërt, Izraeli kryen sulme të reja në Siri dhe Gaza

25.03.2025 16:38

Izraeli sulmoi dy baza ajrore në Siri...

Izraeli sulmoi dy baza ajrore në Siri. Vazhdon edhe sulmet në Gaza, pasi kërkoi që civilët të evakuohen. Autoritetet palestineze akuzojnë se mes të vrarëve ka fëmijë. Shefja e diplomacisë evropiane bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës.

“Mesazhi im është i qartë, ‘Hamasi’ duhet të lirojë të gjithë pengjet, Izraeli duhet të rikthejë plotësisht ndihmën humanitare për Gazën dhe negociatat duhet të vazhdojnë” – tha përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Tension edhe në Bregun Perëndimor. Tre palestinezë u arrestuan, mes tyre edhe bashkëregjisori i filmit të shpërblyer me Oskar “Nuk ka tokë tjetër”.

Sirena alarmi u aktivizuan edhe në Izrael, pasi Houthit lëshuan dy raketa. (Ersan Pajaziti, TVM2)