Maqedoni
Situata në Kumanovë, reagojnë VMRO dhe LSDM
09.05.2015 18:15
Partitë maqedonase kanë dalë me qëndrim rreth aksionit policor në Kumanovë...

Sipas VMRO DPMNE-së, bëhet fjale për aksion policor kundër një grupi të ashtuquajtur “terrorist”, i cili ka patur për qëllim të sulmojë institucione dhe organe shtetërore dhe të destabilizojë vendin.
Antonio Milloshovski tha se emrat e pjesëtarëve të grupit përkojnë me emrat e pjesëtarëve të grupit që sulmuan karaullën në Goshincë.
“Një grup terrorist prej rreth 40 anëtarë, të cilët opinionit tonë, fqinjëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, u janë të njohur mirë, pasi informonim para një kohë të caktuar kishin skenar për destabilizimin e shtetit, ndërkaq qëllimi i tyre ka qenë sulm mbi më shumë institucione shtetërore, objektet dhe pika sigurimi në rajonin e Kumanovës dhe në vende tjera. U zbuluan në kohë dhe organet tona veprojnë në kohë”, deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO DPMNE
VMRO DPMNE tha se do të mbështesë fuqishëm forcat e armatosura që aksioni të përfundojë me sukses, ndërkaq ftoi qytetarët që të jenë të qetë dhe të vetëpërmbahen.
Edhe LSDM i fton qytetarët në qetësi dhe vetpërmbajtje. Të mos bien pre e skenarëve të errëta për të nxit konflikt dhe desabilizim të Maqedonisë. Kreu i kësaj partie, Zoran Zaev, ftoi kryeministrin Nikolla Gruevski dhe liderin e BDi-së Ali Ahmeti që t’i sqarojë opinionit se kush dëshiron të destabilizojë Maqedoninë.
“E ftoj Nikolla Gruevskin që menjëherë të dalë para qytetarëve të Maqedonisë dhe t’u sqarojë kush, pse dhe me cfarë qëllim e destabilizon Maqedoninë. Nëse grupe kriminale nga vendet fqinje hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe pse? Kush i organizon dhe pse? Të njëjtën duhet ta bëjë edhe Ali Ahmeti. Viktima janë qytetarët, edhe maqedonas edhe shqiptare. Edhe policë edhe banorë civil “, deklaroi Zoran Zaev, LSDM
Sipas tij qytetarët e dijnë se kush ka interes nga një skenar i tillë dhe nuk do të lejojnë të jenë pjesë e një skenari të tillë.
SHPËTIM NUREDINI
