Maqedoni
Parashikimi i motit
26.03.2025 08:54
Ditën e mërkurë vendi ynë do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm ku reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me shtrëngata dhe erëra të forta.
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 6 deri në 11°C, ndërsa maksimalja do të arrijë në 13 deri në 19°C.
Në Shkup kryesisht vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 16°C.
