Maqedoni
Me marrjen në pyetje të të pandehurve vijon gjyqi për vrasjen e dyfishtë
26.03.2025 09:00
Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup....

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Në seancën e kaluar gjyqësore ishte marrë në pyetje i akuzuari Boro Videvski i cili deklaroi se nën torturë fizike ishte i detyruar të nënshkruajë deklaratë me të cilën do të duket fajtor dhe se pas rrahjes me shkop druri e detyruan të thotë se e njihnin babanë e vajzës.
Videvski është marrë në pyetje nga avokati i tij, ndërsa seanca e tij është planifikuar të vazhdojë sot.
Paraprakisht është marrë në pyetje i pandehuri Velibor Manev, i cili ka shpjeguar në detaje rrëmbimet e Vanjës dhe Pançes, duke treguar se Palevski ishte koordinator dhe autor i vrasjeve. Ai ka theksuar se pas vrasjes së Pançes ka vazhduar ta rrëmbejë Vanjën për shkak të frikës dhe kërcënimeve të Palevskit ndaj tij dhe familjes së tij.
Manev theksoi se ata menduan se duhet të rrëmbejnë një grua të moshës 38-40 vjeç dhe se janë përpjekur ta ndryshojnë mendjen e Palevskit pasi kanë parë se kanë rrëmbyer një fëmijë. Ai po ashtu tha se për rrëmbimet u janë premtuar nga 150 mijë euro.
Ai pretendoi se babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, nuk ishte i përfshirë në këtë rast.
Manev, ashtu si Videvski, tregoi se i ishte nënshtruar torturës gjatë marrjes në pyetje.
Sipas njoftimit, pas marrjes në pyetje të Manev dhe Videvskit do të merren në pyetje edhe të pandehurit Vlatko Keshishev, Aleksandar Gjorçevski dhe në fund Ljupço Palevski.
