Maqedoni
Kumanovë, largohen banorët nga “ Lagjia e trimave” , situata e tensionuar
09.05.2015 18:18
Situate në Kumanovë vazhdon të jetë e tensionuar...

Banorët e lagjes së Trimave, u ngritën mëngjesin e sotëm nga krismat , pasi që nga ora 5 e mëngjesit policia po zhvillon përleshje me një grup të armatosur.
Gjendje e tensionur, ka mbretëruar gjatë tër ditës, ndërsa të shtënat me armë zjarri nuk janë ndalur.
Evakuimi i banorëve filloi në orët e pasditës. Ndërsa banorët e “Lages së Trimave” dhe familjarët e tyre që prisnin në hyrje të tregut prej ku ishte e bllokuar lëvizja drejt kësaj lagjeje, bashk me mediat shpreheshin të shqetësuar për atë që po ndodh.
“Kam një motër atje naë thane vetëm një here se nuk po guxojmë të dalim jasht shtëpisë nuk dalin askund, pazari është I mbyllur …”
“Telefonat nuk punojnë nuk e di përse po nuk mund të lidhemi me të. Nuk guxojmë të shkojmë lartë . Këto police që janë këtu nuk janë të qytetit por prej doganëve I kanë marr …”
” Fëmijët janë duke u dridhur prej stresit. Fëmijët qajnë me të madhe, ndërsa ata prej mëngjesit janë duke shtënë me armë…”
Punktet policore të vendosura në hyrjet të Lagjes Së trimave janë të shoqeruara dhe me ekipet e ndihmës së shpejt. Qasje deri te vendi ku po zhvillohen përleshjet e armatosura kanë vetëm policia dhe mjekët.
Banorët e Kumanovës të mbledhura para punktëve policore disa here u konfrontuan verbalisht me pjesëstarët e policisë, duke kërkuar menjëherë të ndërpriten të shtënat me arrmë dhe të evakuohen banorët e tjerë të mbetura në këtë lagje. Depitetet e BDI-së nga zona e Kumanovës Mervan Xhemaili dhe Rexhail Ismail apeluan te qytetarët për qetësi, ndërsa mediat të jenë të kujdesshme gjat informimit të tyre për situatën në fjalë.
Një pjesë e rrugëve kryesore në Kumanovë vazhdojnë të jetë të bllokuara, ndërsa autostrada kryesore Shkup- Kumanovë është e lejueshme për qarkullimin e automjeteve.
Nderkohë Serbia ka dërguar forca shtesë policore në kufi me Maqedoninë. Kjo është konfirmuar nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme serbe, prej ku është njoftuar se në një stacion të policisë në jug të Serbisë ka shkuar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak të zhvillimeve në Maqedoni, ka thirrur për nesër një takim të Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve.
REXHEP QAMILI
