Maqedoni

Funksionimi i objekteve hotelierike, Ministria e Ekonomisë do të ndryshojë ligjet

26.03.2025 15:00

Ministria e Ekonomisë dhe punës ka nisur analizën e të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë me procesin e dhënies së licencave...

Ministria e Ekonomisë dhe punës ka nisur analizën e të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë me procesin e dhënies së licencave, procedurave dhe kontrollit të objekteve hotelierike, klubeve të natës dhe kabareve. Do të bëhet ndryshimi i tyre pasi ligjet aktuale nuk janë të saktësuara duke mundësuar lëshime të shumta, e të cilat sipas pushtetit dolën në pah me tragjedinë në Koçani. Ndryshimet ligjore do të përfshijnë rritjen e standardeve të sigurisë, më shumë kontroll në procesin e dhënies së licencave si dhe kufizimin e obligimeve për të gjitha organet shtetërore të përfshirë në këtë proces.
 
“Me këto ndryshime do të duhen të përmbushen disa synime: vendosjen e sistemit me të cilin do të duhet të zbatohen të gjitha rregullat dhe të njëjtat të verifikohen para se të merret licencë pune e të gjitha objekteve hotelierike. Dobësitë e ligjit aktual, I cili nuk është qartë i definuar kanë shpier në jokordinim adekuat midis institucioneve, i ka dhënë më shumë liri aplikuesve për licencë pa u kontrolluar rrënjësisht të gjitha dokumentet.”, tha zvëvendës ministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.
 
Zëvendës ministri thekson se të gjitha objektet do të duhet të përmbushin kërkesat minimale, standarde përkatëse për mbrojtje kundër zjarrit si dhe plane të evakuimit në rast tragjedie. Pushteti gjithashtu do të rrisë edhe dënimet për të gjitha lokalet që shkelin ligjet pasi ato aktualet kanë qenë të ulta. Nga dënimet s’do amnestohen as komisionet të cilat eventualisht do të mbyllin sytë para shkeljeve. Në të ardhmen synohet që shkeljet ligjore të trajtohen edhe si vepër penale.
 
MERALE ISMAILI