SPAOGJSHQ: Paga minimale do të rritet për 1812 e jo 2200 denar
26.03.2025 15:19
Kryetari i SPAOGJSHQ-së ka vlerësuar se vendimi i marrë nga ana e Qeverisë për rritjen e pagës minimale ka qenë vendim i cili është marrë pa mendimin dhe qëndrimin e punëtorëve...

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve nga Administrata, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve (SPAOGJSHQ), Trpe Deanoski, ka vlerësuar se vendimi i marrë nga ana e Qeverisë për rritjen e pagës minimale, e cila nga prilli duhet të jetë më e lartë, ka qenë vendim i cili është marrë pa mendimin dhe qëndrimin e punëtorëve, gjegjësisht nuk ka pasur marrëveshje të Këshillit Ekonomik Social ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve. Sipas tij paga minimale nuk është e vërtet se do të rritet për 2200 denarë, ashtu siç tha Kryeministri, por do të rritet për 1812 denarë.
“Për herë të parë që kurë është vendosë për parimin paga minimale e që daton që nga viti 2012, është vendos për atë pa I pyetur askush punëtorët. Ne disa herë kemi apeluar që të mos merret vendim për pagën minimale pa i pyetur punëtoret, por Qeveria pikërisht e bërë këtë, gjegjësisht nuk ka pasur marrëveshje të Këshillit Ekonomik Social ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve. Qeveria është punëdhënësi më i madh në sektorin publik, duke punësuar mbi 129,000 njerëz, nga të cilët të paktën 25,000 punëtorë preken drejtpërdrejt nga paga minimale. Kjo nuk është rritje, por rregullim ligjor i rritjes së shpenzimeve dhe rritjes së pagave.”, tha kryetari i SPAOGJSHQ-së, Trpe Deanoski.
Qeveria dje njoftoi se paga minimale për vitin 2025 është më e lartë për 2.685 denarë bruto, ose 1.812 denarë në shumën neto. Që nga protesta e 1 Majit të vitit të kaluar, LSM kërkon që paga minimale të rritet në 27.000 denarë. E me pagën e re minimale ligjore, Maqedonia do ta ketë pagën më të ulët në rajon rreth 395 euro. Nga Sindikata e Punëtorëve nga administrata, organeve gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve (SPAOGJSHQ), thanë se janë pjesë e LSM-së si sindikatë degëzore dhe se janë në gjendje të njëjtë si Sindikata, por nuk janë të përfaqësuar. Por Deanoski nuk u përgjigj nëse e njeh përfaqësueshmërinë e LSM-së, por për këtë dhe mënyrën e veprimit do të vendoset të premten në seancën e Komisionit të Përfaqësueshmërisë.
FITIM KRYEZIU
