Maqedoni

Tragjedia në Koçan dhe ditët e zisë, AShMAA: Pati lëshime të vogla të karakterit teknik

26.03.2025 15:38

Tragjedinë e Koçanit mediat e kanë mbuluar në mënyrë profesionale dhe sipas rregullave dhe rekomandimeve për përmbajtje programore të AShMAA-së

Tragjedinë e Koçanit mediat e kanë mbuluar në mënyrë profesionale dhe sipas rregullave dhe rekomandimeve për përmbajtje programore të Agjencisë për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele. Disa lëshime kanë qenë të vogla por të paqëllimshme, tha drejtori, Zoran Trajçevski.
 
“Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Koçan, u realizua mbikëqyrja e jashtëzakonshme programore disaditore mbi programet e radiodifuzerëve për informimin e tragjedisë si dhe për harmonizimin e programit me ditët e zisë. Kemi qenë në kontakt me radiot dhe televizionet që me kohë t’ju raportojmë për lëshimet eventuale. Kuptohet lëshime kishte, por ishin të rralla dhe në asnjë rast nuk kanë qenë të qëllimshme.”, tha drejtori i AShMAA-së, Zoran Trajçevski.
 
Raporti tremujor i AShMAA-së: Tetë vërejtje publike për katër radiodifuzerë
 
Trajçevski u përgjigj edhe në pyetjen lidhur me ndalesën e xhirimit me dron nga institucionet shtetërore.
 
“Vendimet i ka marrë Ministria për Punë të Brendshme. Mendoj se kanë vendosur në bazë të ligjit apo në bazë të ndonjë vlerësimi. Ne nuk marrim pjesë në sjelljen e atyre vendimeve dhe as nuk kemi ndonjë kompetencë apo ndikim ligjor në sjelljen e vendimeve të tilla.”, tha Trajçevski.
 
Në pres konferencë drejtori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale  shpalosi aktvitetet e monitorimit tremujor sipas planit vjetor. Drejtori Trajçevski tha se gjatë kësaj periudhe janë dhënë tetë vërejtje publike për katër transmetues - MRT 3, TV Due, TV Spektra dhe TV News, për shkak të konstatimit të mosrespektimit të  dispozitave ligjore.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU