Maqedoni

Eurointegrimi, Popov: Ka shans për restartimin e sistemit

26.03.2025 15:59

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë hedh kritika ndaj institucioneve të shtetit duke i cilësuar ato si të partizuara...

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë hedh kritika ndaj institucioneve të shtetit duke i cilësuar ato si të partizuara. Kryetari i ASHAM- it Zhivko Popov tha se kjo i bën institucionet jofunksionale dhe do të vështirësojë rrugën negociuese drejt BE-së.
 
“Sistemi I korruptuar ka sjellë në një shtet të shkatërruar, me institucione jofunksionale. Si rezultat I kësaj, në vitet e fundit na kanë ndodhur disa fatkeqësi masive, në mesin e tyre edhe tragjedia e fundit në Koçani. Nevojitet përkushtim i madh i institucioneve për zbardhjen e tragjedive. Besoj se ende mund të restartohet sistemi shtetëror.”, kryetari i ASHAM-it, Zhivko Popov.
 
Përfaqësimi adekuat/ligji për gjuhët, Popov: Kushtetuesja të vendosë qartazi
 
Akademia e shkencave do të forcojë karakterin multietnik në përbërjen e saj, tha Popov. Ai theksoi se përfaqësimi adekuat, badenteri dhe ligji për gjuhët dalin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.
 
“Është koha që ato të qartësohen dhe definohen, si dhe të mbështeten me mekanizma ligjor që të pamundësohet keqpërdorimi i tyre. Besojmë në kapacitetin e Gjykatës Kushtetuese, që këtë ta bëj në bashkëpunim me ekspertët, Komisionin e Venecias dhe mbështetjen e garantuesve të Marrëveshjes së Ohrit.”, tha Popov.
 
Nga akademia vlerësojnë se integrimi evropian është rruga e vetme e ardhmërisë së vendit dhe kjo nuk duhet lëshuar. Andaj sugjerojnë zbatimin e reformave.
 
ABIBE QAILI