Botë
Zjarre masive në Korenë e Jugut, mbi 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
26.03.2025 16:37
Një stuhi zjarri i tmerrshëm shpërtheu në Korenë e Jugut...

Dhjetëra persona humbën jetën, e akoma më shumë u plagosën. Seria e zjarreve, të ndihmuar nga erërat e forta, përfshiu mbi 200 ndërtesa banimi dhe shkatërroi mbi dyqind hektarë sipërfaqe pyjore në pjesët jugore të vendit. Mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga zjarret më të këqija pyjore në historinë e Koresë së Jugut.
"Zjarret masive që shpërthyen në të njëjtën kohë u përhapën në rajonet Andong, Cheong-song, Yeong-yang dhe Yeong-deok. Zjarret tejkalojnë rekordin e mëparshëm dhe janë zjarret më të këqija të pyjeve në historinë e vendit", u shpreh presidenti i Koresë së Jugut, Han Dak-su.
Zjarri i cili ka nisur prej disa ditësh, ka shkatërruar disa shtëpi, fabrika dhe makineri. Një tempull është budisti i fundit që daton në shekullin e 7-të. Ekipet e zjarrfikësve e evakuuan me sukses statujën e Budës që daton nga shekulli VIII.
"Zjarri erdhi nga mali dhe zbriti në shtëpinë time. Ishte shumë i frikshëm. Ata që nuk e kanë përjetuar këtë nuk do ta dinë se për çfarë po flas. Kisha kohë vetëm të ikja, nuk munda të shpëtoja asgjë tjetër", theksoi dëshmitari okular.
Lufta me zjarrin shkaktoi një tjetër aksident në Korenë e Jugut. Një helikopter zjarrfikës u rrëzua në distriktin Useong, duke vrarë pilotin. Autoritetet kanë shprehur dyshohet për zjarrvënie, me shumë gjasa për shkak të djegies së kashtës apo shkëndijave nga saldimi.
FITORE DEMOLLI
