Maqedoni
RMV shënon 5-vjetorin e anëtarësimit në NATO
27.03.2025 11:11
Maqedonia e Veriut sot shënon 5-vjetorin e anëtarësimit në Alenacën Veriatlantike....

Maqedonia e Veriut sot shënon 5-vjetorin e anëtarësimit në Alenacën Veriatlantike. Më 27 Mars 2020, vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel.
Me rastin e 5-vjetorit, në klubin e deputetëve në Shkup po mbahet takim i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ambasadorët e vendeve anëtare dhe partnerët e Aleancës. Sipas rendit të ditës, në fillim të manifestimit do të flasë ministri Mucunski pas së cilës do të ketë një diskutim të mbyllur.
“Qeveria është e përkushtuar të luftojë korrupsionin dhe të gjitha paraqitjet devijuese, që kanë për qëllim ta dobësojnë dhe të shkatërrojnë sistemin tonë. Këtë nuk do ta lejojmë. Qëllimi ynë është që të përforcojmë besimin dhe të bëjmë avancimin e një sistemi funksional në të cilin qytetarët do të kenë besim të plotë.”, - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski.
