Maqedoni

Tragjedia në Koçan, gjendja e të lënduarve është stabile

27.03.2025 11:36

Pesë pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtoheshin jashtë, u kthyen në vend....

Pesë pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtoheshin jashtë, u kthyen në vend. Njëri prej tyre ishte mjekuar në Greqi, ndërsa katër të tjerët në Spanjë. 
 
"Shtabi i Krizës në kuadër të Ministrisë së Punëve dhe Tregtisë së Jashtme vazhdon të koordinohet për pacientët e lënduar dhe ndihmën ndaj familjeve të tyre.”, ka shkruar ministri, Timço Mucunski.
 
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se sipas protokollit mjekësor, pas një qëndrimi 24-orësh në klinikë dhe pas kryerjes së analizave toksikologjike, pritet që ata të lirohen për trajtim në shtëpi.