Maqedoni
Fillon linja ajrore Stamboll - Ohër dhe anasjelltas
27.03.2025 11:59
Në Aeroportin “Shën Apostoll Pavle” në Ohër, sot do të shënohet fillimi zyrtar i linjës së re ajrore nga Stambolli në Ohër.

Në Aeroportin “Shën Apostoll Pavle” në Ohër, sot do të shënohet fillimi zyrtar i linjës së re ajrore nga Stambolli në Ohër. Bëhet fjalë për fluturimin e parë në linjën direkte të linjës ajrore “Turkish Airlines” që nga sot do të nisë fluturimin nga Stambolli drejt aeroportit “Shën Apostull Pavle” të Ohrit.
Sipas paralajmërimeve të mëparshme, fluturimet në linjën Stamboll – Ohër do të realizohen katër herë në javë, të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. “Turkish Airlines” do të përdorë aeroplanët Erbas A321, Boing 737-800 dhe Boing 737-900 nga flota e saj.
