Maqedoni
Tragjedia në Koçan, 9 pacientë dalin nga spitali
27.03.2025 14:35
Aktualisht numri i pacientëve që trajtohen në spitalet e vendit është 24 prej të cilëve 9 pacientë do të lëshohen në shtëpi...

Aktualisht numri i pacientëve që trajtohen në spitalet e vendit është 24 prej të cilëve 9 pacientë do të lëshohen në shtëpi, ndërsa numri i pacientëve që trajtohen jashtë vendit është 108. 8 prej tyre, që janë në gjendje të mirë shëndetësore do të kthehen për trajtim në spitalet e vendit.
“Sot në spitalet e Shkupit mjekohen 24 pacientë, prej të cilëve 7 janë në qendrën klinike, 8 në spitalin “8 Shtatori”, 6 në Spitalin e Qytetit dhe 3 pacientë që shërohen në spitalet private. Prej 24 pacientëve, 9 sot do të lëshohen në shërim shtëpiak, do të mbesin për trajtim edhe 15 pacientë. Pacientët që shërohen jashtë shtetit janë 108 sot, prej të cilëve 8 janë paralajmëruar se do të kthehen 2 prej Belgjike, 2 prej Austrie, 2 prej Kroacie dhe 2 prej Turqie. 1 pacient që u shërua, në Suedi është në mjekim shtëpiak, qëndron edhe disa ditë atje derisa të kthehet, nesër do të mbetemi me 99 pacientë, mbeten 4 pacientë pak më kritik, por sot janë në gjendje më të mirë se dje.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ministri Taravari tha se po planifikojnë të formojnë qendër për pacientët që kanë nevojë për rehabilitim më të gjatë, ndërsa kanë edhe oferta për pacientët me probleme më serioze të rehabilitohen jashtë vendit për një periudhë të caktuar kohore.
VLORA LATIFI TOPOJANI
