Maqedoni

Siguria në shkollat, Janevska: Planifikohet trajnimi i arsimtarëve

27.03.2025 14:59

Shkollat janë të pajisura me hidrantë për shuarjen e zjarreve....

Shkollat janë të pajisura me hidrantë për shuarjen e zjarreve. Gjatë inspektimit në terren është konstatuar se në disa shkolla këto pajisje nuk kanë qenë të kontrolluara brenda vitit, por tani e tutje kjo procedurë nuk do të anashkalohet. Këtë e bëri të ditur ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, sipas së cilës në bashkëpunim me Kryqin e Kuqin, Ambasadën “Megjashi” dhe Ambasadën e Gjermanisë, nxënësit do të edukohen se si të veprojnë në raste të fatkeqësive natyrore. Prioritet do të jetë edhe trajnimi i arsimtarëve, proces i cili do të fillojë në mbarë vendin. 
 
“Marrëveshja fillestare është si vijon. Ne fillimisht duhet t’i trajnojmë arsimtarët të dinë se si të veprojnë në situata të tilla dhe njohuritë e tyre t’ua përçojnë nxënësve. Me rëndësi është që procesi ka filluar dhe do të vijojë përderisa të përfundojë në tërë territorin e vendit.”, - deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
 
Gjeorgjievski: Shkollat janë të sigurta
 
Nxënësit mësojnë në shkolla të sigurta. Kështu vlerëson kryetari i Bashkësive të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, sipas të cilit, opinioni publik dhe prindërit duhet të jenë të sigurtë, nuk ka vend për panik dhe frikë. Të gjitha mangësitë e evidentuara do të rregullohen në bashkëpunim me komunat. 
 
“Gjithçka që është evidentuar si mangësi, nëse ka zorrë që duhet të  ndërrohet për shkak të vjetërsimit, nëse ka lëshime si moskryerje e kontrolleve të rregullta në një shkollë të caktuar, kjo nuk duhet të ndodhë në të ardhmen, do të eliminohet me shpejtësi nga autoritetet vendore në bashkëpunim me drejtorët e shkollave dhe shërbimet komunale.”, - theksoi kryetari i BNjVL-së, Orce Gjeorgjievski.
 
Gjorgjievski potencoi se do të angazhohet që kontrollet e rregullta të hidrantëve bëhen të detyrueshme së paku një herë në vit, në përputhje me ligjin dhe të mos i lihet kjo punë vullnetit të mirë të kryetarit apo shërbimeve.
 
ABIBE QAILI