Maqedoni

Itali, dy shtetas tanë humbën jetën në aksident

27.03.2025 15:14

Dy shtetas tanë, mërgimtarë në Itali kanë humbur jetën dje në një aksident...

Dy shtetas tanë, mërgimtarë në Itali kanë humbur jetën dje në një aksident, raportojnë mediat italiane. Të dy vdiqën në vendngjarje.
 
Bëhet fjalë për personin me iniciale B.B. 53-vjeç nga fshati Zhirovnicë i komunës së Mavrovës dhe personi me iniciale F.E. 65-vjeç nga fshati Xhepçisht i Dibrës. Të dy kanë punuar atje prej vitesh bashkë me familjet e tyre. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Boskalto di Lorexha kur ata po ktheheshin nga puna, ndërsa furgoni i tyre është përplasur me një kamion. Me ta ka qenë edhe personi i tretë, shtetas boshnjak, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.