Maqedoni
Protesta para misionit te BE-së, kërkohet angazhim aktiv për zgjidhjene situatës
09.05.2015 20:07
Edhe sot protesta para Qeverisë...

Qytetarët sërisht u penguan të mblidhen para ndërtesës së ekzekutivit për të shprehur revoltën për viktimat eaksionit policor në KUmanovë dhe për të ngushëlluar familjet e të vrarëve.
Protestuesit nga Qeveria u drejtuan për nga selia e BE-së, ku edhe kërkuan nga diplomatët europianë që në mënyrë më active të inkuadrohen në zgjidhjen e situatës aktuale në vend.
“ Ftojmë BE-në të na ndihmojë në përballjen me metodat fashiste të kësaj qeverie Sjellja e tillë nuk shikohet në asnjë vend tjetër të Evropës, në asnjë vend kandidat për në BE nuk ndodh kjo”, thanë protestuesit
Protestuesit paralajmëruan vazhdimin e protestave edhe nesër në të njejtën orë.
BESIM ABDULLAI
