Linjë e re ajrore Stamboll – Ohër, Mickoski: Rrit potencialin turistik të vendit
Me fluturimin e parë të kompanisë turke...

Me fluturimin e parë të kompanisë turke të aviacionit "Turkish Airlines" nga Stambolli në Ohër u shënua fillimi i linjës ajrore të re.
Fluturimet nga Stambolli në Ohër do të realizohen katër herë në javë dhe ato do të jenë të hënën, të enjtën, të premten dhe të dielën. Autoritetet shtetërore presin që kjo linjë të kontribojë në zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit.
“Zhvillimi i linjave të reja ajrore nuk është vetëm një çështje teknike, por investim strategjik në ardhmërinë e ekonomisë sonë, turizmit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Vendosja e linjave të reja ajrore do të thotë lidhje më e shpejtë dhe më e lehtë me botën, rritje e turizmit, mundësi të reja ekonomike dhe përparim i imazhit të shtetit tonë. Vendi ynë ka kapacitet të madh turistik, prandaj qeveria punon në mënyrë aktive në krijimin e masave dhe politikave që do ta inkurajojnë sektorin turistik.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
