Në QKU Nish janë transferuar tre të lënduar nga zjarri në Koçan

27.03.2025 16:52

Edhe tre pacientë, të lënduar në zjarrin që ndodhi...

Edhe tre pacientë, të lënduar në zjarrin që ndodhi të dielën e 16 marsit në Koçan, janë dërguar nga Qendra klinike universitare e Serbisë në Qendrën klinike universitare Nish, njofton MIA nga Beogradi.

Dy burrat dhe një grua janë dërguar nga QKUS në QKU Nish dhe trajtimin do ta vazhdojnë në Repartin e Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive.

“Gjashtë të lënduar në atë ngjarje tragjike aktualisht janë shtruar në Qendrën Klinike Nish. Katër burra dhe një grua janë në repartin e Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive, ndërsa një pacient është ende në repartin për Kujdes intensiv të Klinikës për anestezion dhe terapi intensive”, njoftojnë nga Qendra Klinike në Nish.