Maqedoni
Parashikimi i motit
28.03.2025 08:53
Moti këtë të premte do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu...

Moti këtë të premte do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Proceset do të jenë më intensive sidomos në pjesët lindore ku do të marrin formën e stuhive me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, shtrëngata dhe erëra të forta.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 12 deri në 19°C.
Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erëra të forta. Në disa pjesë me reshje të dendura, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18°C.
