Maqedoni

Në Manastir dhe rrethinë është ndjerë tërmet

28.03.2025 09:36

Sot në mëngjes është ndjerë një tërmet me manjitudë lokale të Rihterit ML3.4...

Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup njoftoi se mëngjesin e sotëm, në ora 06:04, Rrjeti Sizmologjik Telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka regjistruar tërmet.
 
Tërmeti e ka origjinën nga zona kufitare epiqendrore Manastir-Lerin, në Republikën fqinje të Greqisë, 125 kilometra në jug të Shkupit, me manjitudë lokale të Rihterit ML3.4.
 
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Manastir dhe rrethinë me intensitet III gradë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.