Botë

Tërmet 7.7 rihter në Mianmar, raportohet për dëme të shumta materiale

28.03.2025 10:01

Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur Mianmarin, raporton Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara...

Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur Mianmarin, raporton Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Lëkundjet u ndjenë në Kinë dhe Tajlandë, ndërsa pamjet në mediat sociale tregojnë njerëz që evakuojnë ndërtesat në Bangkok dhe mblidhen në rrugë.
 
Zona e madhe e Bangkokut është shtëpia e më shumë se 17 milionë njerëzve, shumë prej të cilëve jetojnë në apartamente shumëkatëshe. Tërmeti ishte mjaft i fortë sa që uji të dilte nga pishinat, disa të larta në shumëkatëshe në Bankok. Disa raportues për mediat ndërkombëtare thonë se lëkundjet ishin marramendëse, ndërsa uji i një rrokaqiell u derdh në rrugë.
 
Policia e kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok, tha se një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim u shemb, por që ende nuk ka të dhëna për viktima të mundshme. Një video e shpërndarë në mediat sociale tregoi strukturën shumëkatëshe që lëkundet dhe një re pluhuri përderisa shikuesit bërtisnin dhe vraponin.