Maqedoni
Gjykata e Apelit në Shtip vendos për ankesat e Prokurorisë
28.03.2025 10:50
Gjykata e Apelit në Shtip sot pritet të vendosë për ankesat e Prokurorisë lidhur me vendimin me të cilin ish-kryetarët e komunës së Koçanit...

Gjykata e Apelit në Shtip sot pritet të vendosë për ankesat e Prokurorisë lidhur me vendimin me të cilin ish-kryetarët e komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski dhe Nikolçe Iliev, në vend të paraburgimit efektiv, u dënuan me arrest shtëpiak.
Sipas njoftimit të Gjykatës së Koçanit, 22 nga të paraburgosurit e kanë ankimuar masën e paraburgimit dhe është vërtetuar masa për 19. Ende nuk ka përgjigje konkrete se pse është vendosur që paraburgimi të bëhet më i lehtë për kryetarët e komunave. Prokuroria bëri të ditur se pjesë e dëshmive do të jenë të gjitha video-xhirimet lidhur me tragjedinë e Koçanit.
