Maqedoni
200 mijë euro gjobë për kompaninë “Bulmak”, Ministria e Mjedisit: S’ka tolerancë ndaj ndotësve
28.03.2025 11:11
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e ka gjobitur me 200 mijë euro kompaninë “Bulmak”...

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e ka gjobitur me 200 mijë euro kompaninë “Bulmak”, pasi është konstatuar se në orët e mëngjesit të 14 marsit, në filialën e saj në Kriva Pallankë ka ndodhur incident për shkak të plasjes së tubit përmes të cilit uji teknologjik sillet nga pastruesi i ujit të gropës në impiantin e flotacionit.
Sipas ministrisë, uji nuk përmban kimikate, sepse është kulluar para se të futet në impiantin e flotacionit dhe përmban vetëm papastërti mekanike, pra është i turbullt. Gjoba e këtillë është në lartësi maksimale prej asaj që parashikohet për tregtarët e mëdhenj. Nga Ministria e Mjedisit Jetësor thonë se nuk ka tolerancë ndaj ndotësve dhe se kontrollet inspektuese do të vazhdojnë me ritme të intensifikuara.
