Botë
Protesta në Tel Aviv, kundërshtohen politikat e Benjamin Netanjahut
28.03.2025 11:28
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin “Habima” në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë...

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin “Habima” në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit, Benjamin Netanjahut, si dhe kërkuan kthimin e pengjeve izraelite nga Gaza.
Protestuesit kërkuan vazhdimin e menjëhershëm të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin dhe përfundimin e luftës në Gazë. Më 18 mars, Izraeli me një fushatë të papritur rifilloi sulmet ajrore në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 855 palestinezë, duke plagosur afër 1.900 të tjerë, si dhe duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit, e cila u arrit në muajin janar. OKB-ja vlerëson se rreth 124 mijë palestinezë janë zhvendosur sërish që nga ajo kohë në vazhdën e veprimeve të fundit të Izraelit. Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 50 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe mbi 113.900 të tjerë janë plagosur nga sulmet ushtarake izraelite.
